Aktualitet

VENDIMI i Bordit të Transparencës; Ulen çmimet, ja me sa do të shitet nafta, benzina e gazi

26 Prill 2022, 13:48 Nga DOSJA
VENDIMI i Bordit të Transparencës; Ulen çmimet, ja me sa do

TIRANË– Bordi i Transparencës ka bërë me dije ndryshimet në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Nga sot deri në mbledhjen e ardhshme, ëhstë vendosur që çmimi i naftës të jetë 214 Lekë/litri; i benzinës 194 Lekë/litri; ndërsa gazi i lëngshëm do të tregëtohet me shumën e 92 lekëve. Vendimi i marrë sot do të hyjë në fuqi në orën 18.00 të pasdites dhe do të reflektohet në çdo pikë shitjeje me shumicë deri në mbledhjen e ardhshme.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 26.4.2022

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 26 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: · 214 Lekë/litri për gazoilin; · 194 Lekë/litri për benzinën; · 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: · 226 Lekë/litri për gazoilin; · 206 Lekë/litri për benzinën; · 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 26.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bordi i transparencës tirane bordi i transparencës tirane

Sondazh

Poll