Aktualitet

PD mbledh sot grupin, kriza në parti dhe Presidenti

26 Prill 2022, 13:10 Nga DOSJA
PD mbledh sot grupin, kriza në parti dhe Presidenti

TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin Parlamentar. Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për dy çështje kryesore, atë të krizës së brendshme por edhe për emrin e Presidentit të ri. Nuk dihet nëse edhe kjo mbledhje do të shoqërohet me debate, ashtu si dy herët e kaluara, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Gjatë mbledhjeve të fundit ka patur shumë debate mes Alibeajt dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili merr pjesë në çdo takim në selinë blu. Nuk dihet nëse edhe mbledhja e sotme do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë apo jo.

PD është e ndarë për çështjen e Presidentit pasi Berisha nuk pranohet për negociata nga maxhoranca, ndërsa Alibeaj pritet të japë propozimet e veta. Nga ana tjetër, lideri historik i PD-së e konsideron farsë diskutimin për çështjen e Kreut të Shtetit.

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 26 prill 2022 sali berisha enkelejd alibeaj pd mbledh grupin 26 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll