Aktualitet

Do trafikonin 55 klandestinë drejt Italisë, por u mbyt gomonia, 9 vite burg për skafistin

26 Prill 2022, 14:05 Nga DOSJA
Do trafikonin 55 klandestinë drejt Italisë, por u mbyt gomonia, 9 vite

VLORË- Gjykata e Vlorës shpalli të pafajshëm 5 efektivët e Forcës Detare, të cilët dyshoheshin se ishin përfshirë në trafikimin e klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë. Gjyqtarja, Arbana Selmanaj, ka rrëzuar akuzat për Besmir Meçaj, Bledar Bufaj, Sejfulla Beja, Roland Canaj dhe Ardit Alika, ndërsa skafisti dhe strehuesi i emigrantëve janë dënuar. Togat e zeza vendosën dënimin me 9 vite burgim për skafistin Emiljano Likaj dhe 6 vite burg për Qazim Ismailin, i cili strehonte emigrantët. Ndërsa Fatos Dusha, pronari i hotelit në Tiranë ku gjithashtu qëndronin emigrantët, u shpall i pafajshëm.

Megjithatë pa një vendim kanë mbetur Emiljano Likaj dhe Qazim Ismaili, të cilët pritet të dalin edhe përpara Gjykatës së Posaçme (GJKKO), si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të klandestinëve në 3 shtete. Grupi u zbulua më 8 janar të vitit 2021, ku 55 emigrantë nga Lindja e Mesme u shpëtuan pasi mjeti me të cilin po i drejtoheshin Italisë, pësoi avari.

Prokuroria pretendonte se ushtarakët e Flotës, efektivë të anijes “P-116”, shkelën rregullat duke u ofruar ndihmë dy skafistëve, të cilët më pas janë hedhur në det dhe kanë dalë në breg, duke mos u arrestuar nga Policia e Vlorës. Ndërsa detarët gjithmonë deklaruan se ndërhynë për të shmangur një tragjedi me dhjetra të vdekur, version që duhet se i ka bindur togat e zeza duke u dhënë lirinë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardit alika besmir meçaj bledar bufaj mb roland canaj sejfulla beja ardit alika besmir meçaj bledar bufaj mb roland canaj sejfulla beja

Sondazh

Poll