Aktualitet

EMRI/ Identifikohet 32-vjeçari që u kanos me armë në Laç

26 Prill 2022, 13:18 Nga DOSJA
EMRI/ Identifikohet 32-vjeçari që u kanos me armë në

LAÇ– 32-vjeçari që u kanos një ditë më parë me armë zjarri në Laç është Sandër Deda. Një ditë pasi vetë i riu bëri denoncimin në polici është zbardhur dhe identiteti i tij. Sandër Deda ka deklaruar se ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në drejtim te banesës në momentin që ka dëgjuar të shtënat. Ai është shprehur se në drejtim të kundërt me të është afruar një mjet.

Personat që ndodheshin brenda tij kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar. Deda është larguar i frikësuar nga shinat e trenit drejt banesës, por ka bërë edhe një denoncim në polici.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e ngjarjes, por për shkak të hetimeve nuk i ka bërë publikë emrat e tyre. Arsyet mebten të pqarta. Vetë Sandër Deda nuk rezulton të jetë një person me precedent penalë dhe nuk dihet nëse ky ka qenë vërtet një kërcënim për të.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sander deda sulm me arme ne lac sander deda sulm me arme ne lac

Sondazh

Poll