Aktualitet

‘Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar’/ Konfindustria: Ka sjellë pasoja të rënda

26 Prill 2022, 12:57 Nga DOSJA
‘Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar’/

TIRANË‘Bordi i çmimeve të Karburanteve ka dështuar’- nis deklaratën e saj Konfindustria. Duke analizuar situtatën në vend pas rritjes së çmimeve, Konfindustria vlerëson se bordi ka krijuar problematika të cilat kanë pasur pasoja të rënda te qytetarët, bizneset dhe në ekonominë kombëtare.

Konfindustria kërkon, që ekzekutivi dhe vendimarrja politike të fillojë krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. Ata marrin si shembull modelin e agjencisë së ngjashme në Maqedoninë e Veriut.

NJOFTIMI I KONFINDUSTRISË:

Konfindustria vlerëson, se Bordi i Cmimeve të Karburanteve ka dështuar në plotësimin e qëllimit të themelimit, duke krijuar edhe problematika shtesë me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset dhe ekonominë kombëtare në tërësi. Bordi ka përplasje të qartë të interesit në përfaqësim me gjysmën e numrit të antarëve, që i përkasin pikërisht operatorëve të tregut, që duhet të vëzhgohen për spekullime të mundshme, metodologjive të paqarta, që përcaktojnë vendimarrje subjektive me hapsira të gjera edhe për korrupsion.

Konfindustria kërkon, që ekzekutivi dhe vendimarrja politike duhet të fillojë menjëherë krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. Si shembull i krijimit dhe funksionimit të ERRK të jetë modeli i agjencisë së ngjashme në Maqedoninë e Veriut. Tregu i karburanteve në MV në vazhdimësi dhe pavarësisht krizës së fundit të Ukrainës ka cmime 25-35% më të ulta dhe standarte të cilësi së sesa Shqipëria.

Tregu i Karburanteve në Shqipëri ka shenja të qarta të organizimit në formë karteli në tregëtinë me pakicë dhe oligopoli në tregtinë me shumicë. Tregu shqiptar i karburanteve shfaqet me përqëndrim vertikal dhe horizontal të fortë, duke filluar nga shërbimet portuale, shitjen me shumicë deri në shitjen me pakicë, krejtësisht e ndaluar në vendet e zhvilluara demokratike. Përvec pasojave të rënda ekonomike për biznesin dhe qytetarët në cmim dhe cilësi të ardhura nga mungesa e konkurencës në tregun e karburanteve ka dyshime të arsyeshme për kontrabandë masive në nivele, që arrijnë në 30% të sasisë së përgjithshme të konsumit me qindra milionë dollarë dëmë për buxhetin e shtetit. Tregu i karburanteve në Shqipëri është nga më të mëdhenjtë të ekonomisë kombëtare me mbi 10% të PPB.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet konfindustria konfindustria

Sondazh

Poll