Aktualitet

Aplikimet për viza/ Kim: Ka pasur pritje të gjata për intervista, zhgënjyese por po punojmë

26 Prill 2022, 12:44 Nga DOSJA
Aplikimet për viza/ Kim: Ka pasur pritje të gjata për intervista,

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka pranuar se aplikimet për viza në SHBA kanë krijuar pritje të gjata. Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’, Kim thotë se janë të vetëdijshëm për këto vonesa mirëpo janë duke punuar shumë për të ulur kohën e pritjes. Ambasadorja këshillon qytetarët që në rast se kanë emergjenca duhet të kërkojnë përpunim të përshpejtuar. 

POSTIMI I YURI KIM:

Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare për Shqiperine dhe lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka çuar në pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes. Në rastet e urgjencës së vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në [email protected] PAS të aplikoni për të kërkuar përshpejtim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll