Aktualitet

Shpallen në kërkim djemtë e Doshit, rrahën të riun e policët në ish-Bllok, pranga truprojës

26 Prill 2022, 08:40 Nga DOSJA
Shpallen në kërkim djemtë e Doshit, rrahën të riun e

TIRANË– James dhe Markos Doshi, dy djemtë e Tom Doshit janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Dosja.al ka mësuar se një nga djemtë e Doshit është konfliktuar në rrjetet sociale me inicialet R.S., 38 vjeç për një foto në Instagram, në rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. . Por kur situata mes tyre ka dalë jashtë kontrollit, djali i Doshit është larguar për tu kthyer me të vëllanë e truprojën, Eduart Laskaj.  

Më pas janë takuar të katërt në të njëjtin vend, por ‘sqarimi’ u kthye në përleshje të dhunshme. James dhe Markos Doshi goditën me grushte e shufra hekuri 38-vjeçarin që përfundoi në spital. Pas njoftimit nga dëshmitarë të ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë që kanë tentuar të shoqërojnë dy djemtë e Tom Doshit, por të rinjtë nuk janë bindur.

James 22 dhe Markos 20 vjeç kanë goditur e dhunuar edhe efektivët e policisë. Ata janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim. Ndërsa truproja i tyre është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Djali i Doshit u zu me 38-vjeçarin për një foto në IG, iku e u kthye me vëllanë e truprojën

Nisi në rrjet e përfundoi në ish-Bllok, djemtë e Doshit shkuan të ‘sqaronin’ të riun

Dhunohen efektivët e policisë në Tiranë! Arrestohet 1 person, 2 në kërkim

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet james doshi markos doshi shpallen ne kerkim djemte e doshit james doshi markos doshi shpallen ne kerkim djemte e doshit

Sondazh

Poll