Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 të pandehurit

26 Prill 2022, 12:00 Nga DOSJA
Vrasja e Behar Sofisë/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5

TIRANË– Kur ka kaluar një vit nga vrasja e Behar Sofisë në kryeqytet, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj pesë të dyshuarve si grupi i vrasjeve me pagesë. Të dyshuar për këtë krim janë: Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti. Sipas Prokurorisë së Posaçme këta persona kanë vrarë Sofinë më 25 shkurt 2021 kundrejt pagesës në kuadër të një grupi kriminal të vrasjeve me pagesë, ndërsa porosia dyshohet të jetë dhënë nga rivalët në trafikun e drogës.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake, në datën 26.04.2022 përcolli në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për “Dërgimin për gjykim” të procedimit penal nr.150/1 të vitit 2022 në ngarkim të të pandehurve;Leonard Xhixha,Bujar Leza,Skënder Vathi,Xhuljano Visha, Ernejt Shyti.Të pestë të pandehurit janë dërguar për gjykim me masë sigurimi arrest në burg dhe të akuzuar për veprat penale si vijon:“Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Behar Sofia, finalizuar në datën 25.2.2021;“Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 278/1, 333/a/2 dhe 334 i Kodit Penal. Hetimet vazhdojnë në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Si ndodhi vrasja e Sofias?

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj bande..

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia bujar leza ernejt shyti leonard xhixha skënder vathi xhuljano visha behar sofia bujar leza ernejt shyti leonard xhixha skënder vathi xhuljano visha

Sondazh

Poll