Aktualitet

Sende brenda qelive & vjedhje! Arrestohet drejtori i burgut të Reçit, gjendet zëvendësuesi

26 Prill 2022, 05:13 Nga DOSJA
Sende brenda qelive & vjedhje! Arrestohet drejtori i burgut të

SHKODËR– Ervis Zika u arrestua mbrëmjen e djeshme nga shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Drejtori i komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Zika, u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. 

Ndaj tij është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale. Zika dyshohet se ka lejuar futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit, pa kaluar në skaner. Po ashtu, ai dyshohet se ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe zyrtarë dhe sh-zyrtarë të tjerë.

Pak orë pas arrestimit të Zikës, është zgjedhur edhe pasardhësi i tij. Seit Vuçaj do të jetë drejtori i ri i burgut të Reçit. Vuçaj do të prezantohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.

Arrestimi i Zikës u komentua edhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Për mediat, ministri tha se çështja është tashmë në duart e drejtësisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Arrestimit i drejtorit në Reç, Manja: Prezantohet i riu bashkë me shefin e policisë

U arrestua në mesnatë, zëvendësohet drejtori i burgut të Reçit (EMRI)

‘Po iki në punë’/DETAJE nga arrestimi i Zikës, ndodhej në Lezhë, u telefonua nga SHKBB

U arrestua mbrëmë! Drejtori i burgut vidhte karburant, lejonte sendet e ndaluara në qeli

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervis zika burgu i reçit ervis zika arrestohet ervis zika burgu i reçit ervis zika

Sondazh

Poll