Aktualitet

VD-Arrestimit i drejtorit në Reç, Manja: Prezantohet i riu bashkë me shefin e policisë

26 Prill 2022, 12:02 Nga DOSJA
VD-Arrestimit i drejtorit në Reç, Manja: Prezantohet i riu

TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar arrestimin e Ervis Zikës, drejtorit të burgut të Reçit. Në një prononcim për mediat, Manja tha se kjo është një çështje që tashmë është në duart e drejtësisë dhe se shumë shpejt do të prezantohet drejtori i ri për këtë burg. Manja shtoi se do të prezantohet edhe shefi i ri i policisë.


“Është një çështje që po e heton Prokuroria e Shkodrës bashkë me shërbimin e kontrollit të brendshëm në burgje, është e kallëzuar nga shërbimi i kontrollit të Brendshëm në burgje. Do të duhet t’i lëmë të thonë fjalën e vet. Kemi prezantuar drejtuesin e ri që do të ketë ai institucion. Sot Drejtori i Burgjeve është në rresht për të prezantuar drejtorin e ri të atij burgu dhe shefin e policisë që është ndërruar gjithashtu. Personat që shkelin ligjin janë në duart e drejtësisë, nuk ka asnjë harresë,”- tha Manja.

LAJMI KRYESOR: Shpërdoroi detyrën! Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervis zika ervis zika ulsi manja arrestohet ervis zika ervis zika ulsi manja

Sondazh

Poll