Aktualitet

VD-Harta e gjyqësorit, Manja: Brenda kësaj jave kalon propozimi, do zbuloni dhe Apelet

26 Prill 2022, 09:14 Nga DOSJA
VD-Harta e gjyqësorit, Manja: Brenda kësaj jave kalon propozimi, do

TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të kalojë për miratim nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, Manja tha se në të janë reflektuar propozimet e deritanishme. Ministri tha se nuk do të ketë bllokim të gjyqësorit, por nuk caktoi numrin e apeleve. Në momentin që do të dorëzonte propozimin në qeveri, Manja tha se do të merret vesh nëse do të jetë me një apo dy apele.

“Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të jetë në qeveri. Kemi një takim të fundit me Këshillin e Lartë Gjyqësor besoj gjatë kësaj jave ku do të kemi draftin final i cili do t’i konsiderohet një diskutimi publik të përgjithshëm me Ministrinë e Financave, me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pastaj me propozimin tim do të kalojë në qeveri. Shqetësimi që ngrini ju, qëndron, por nuk do të ketë bllokim të gjyqësorit. Kemi një strategji të qartë për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë. Besoj se brenda kësaj jave do ta keni përgjigjen, mos na zbuloni lajmin tani. Nuk do të ketë bllokim të gjyqësorit. Do të kemi një funksionim normal të sistemit të drejtësisë,”- tha Manja.


Harta gjyqësore ka ndyrshuar duke zvogëluar numrin e gjykatave nga 36 që janë aktualisht në 16. Propozimi i prezantuar më herët përmbante 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, 1 apeli për juridiksionin e përgjithshëm, 1 për atë administrative, 2 gjykata të shkallës së parë administrative, në Lushnjë e Tiranë nga 6 që ishin gjithsej. Pritet të kalojë propozimi i Manjës për të parë ndryshimet e bëra.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike harta e re gjyqesore ulsi manja harta e re gjyqesore ulsi manja

Sondazh

Poll