Aktualitet

Drogë drejt Malit të zi, arrestohet në flagrancë 43 vjeçari në Murriqan

26 Prill 2022, 12:01 Nga DOSJA
Drogë drejt Malit të zi, arrestohet në flagrancë 43

TIRANË– Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme pasi tentoi që të trafikojë një sasi lënde narkotike në drejtim të Malit të Zi. Ai u kap në mjetin tip ‘Benz’, brenda së cilës ishte një çantë me lëndë narkotike. 43 vjeçari, banues në Librazhd do të akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

NJOFTIMI:

Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari që tentoi të trafikonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në drejtim të Malit të Zi. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat e kalimit kufitar, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm, në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, një automjet me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., 25 vjeç dhe pasagjer shtetasin Sh. K., 43 vjeç, në çantën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 43 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim droge ne muriqan muriqan arrestim droge ne muriqan muriqan

Sondazh

Poll