Politike

Thyerja e kutisë së votimit në Malësi të Madhe, PD: Anulohet procesi, do mbledhim faktet

25 Prill 2022, 18:50 Nga DOSJA
Thyerja e kutisë së votimit në Malësi të Madhe, PD:

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në qendrën e votimit në Malësi të Madhe. Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale bën me dije se ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën e PD. Ndërkohë që po mblidhen dhe të gjitha faktet që çuan në prishjen e procesit të votimit, më pas lajmërojnë se do të shprehen me një njoftim zyrtar. 

NJOFTIM PËR SITUATËN E KRIJUAR NË PROCESIN ZGJEDHOR TË DEGËS MALËSI E MADHE:

Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, është vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike. Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar. Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: PD në zgjedhje! Demokratët votojnë sot kryetarët e 9 degëve, kush garon (TABELA)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2022, 17:35

Zgjidhet kryetari i PD në Mirditë

TIRANË– Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për zg...