Politike

Javët e kulturës, Rama: Koincidencë me fitoren e Macron. Bon: Shqipëria në BE

25 Prill 2022, 19:10 Nga DOSJA
Javët e kulturës, Rama: Koincidencë me fitoren e Macron. Bon:

TIRANË- Cikli i javëve ndërkombëtare të kulturës nisi mbrëmjen e sotme në sheshin Skëndërbej. Shteti i parë më të cilin e nisi ky cikël është Franca. Në hapje të mbrëmjes, Kryeministri Edi Rama u shpreh se, ky cikël do të ketë aktivitete të ndryshme dhe se do të kthehet në një urë bashkëpunimi me shtetet që do të jenë pjesëmarrëse. Ai gjithashtu nuk nguroi ta lidhtje nisjen e kësaj jave me fitorën e Emmanuel Macron në Francë duke theksuar se vitin e ardhshëm, Franca do të angazhohet më shumë në këtë nismë.

“Do të ketë aktivitete të ndryshme. Natyrisht ë këtë program ka një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë krijimi i sa më shumë urave të njohjes, sa më shumë urave të eksperiencave nga më të ndryshmet dhe bashkëpunimit. Qëllimi s’është të konsumojmë aktivitete që fillojnë dhe mbarojnë, por që krijojnë mundësi, shanse për njerëzit tanë në të gjithë ato fusha që prek ky program që më pas të vijojmë me bashkëpunimet e tyre. A-ja është bashkëpunimi mes nesh, Ministrisë së Kulturës dhe diplomatëve në Shqipëri. Unë jam i bindur që hap pas hapi do të fillojë të ndizet zjarri i konkurrencës mes vetë përfaqësive këtu, ambasadorëve, për të bërë sa më shumë prezentë vendin e tyre dhe për të sjellë larmi në këto javë. Programi synon të kthehet në një traditë. Siç mund ta keni parë nga programi, ky kalendar prek vendet e Evropës dhe prek të gjitha ato vende që gjenden në hartën e marrëdhënieve tona diplomatike. Natyrisht, patjetër të gjitha ato vendeve që duan të jenë pjesë e kësaj serie javësh të kulturës. Programi vijon deri në fund të qershorit. Ky sonte është fillimi i një aventure të re kulturore, i një hapësire të re kulture, dialogu dhe një numri gjithnjë e më të madh urash ndërveprimi. Ne do të bëjmë çmos për sa më shumë shanse për bashkëpunime të qëndrueshme në të ardhmen. Franca e hap këtë program. Një koincidencë e bukur bën që të jemi këtu pas një dite të rëndësishme të rikonfirmimit të Emmanuel Macron. Ai është një prej shtyllave mbajtëse të infrastrukturës së BE. Jemi të lehtësuar nga zgjedhjet e djeshme në Francë. Nga ana tjetër, është e padyshimtë që duke qenë se Franca është e para në këtë radhë vendesh. Franca vitin tjetër të bëjë më shumë përpjekje për angazhimin këtu”, tha Rama.

Nga ana tjetër, sekretari francez i shtetit Klement Bon u shpreh se pak kohë na ndan konferenca për të ardhmën e Evropës, në të cilën do të vendoset edhe fati i Shqipërisë për të hapur negociata me BE-në.

“Jam shumë i lumtur të drejtoj këtë video me këtë rast të veçantë të këtij eventi. Jam shumë i lumtur sepse jemi në një moment shumë të rëndësishëm për demokracinë në Francë. Dhe pak ditë na ndajnë nga caktimi i momentit që lidhet me të gjithë ne, me konferencën mbi të ardhmen e Europës ku janë përfshirë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi ne duhet të mendojmë të gjithë bashkë të ardhmen e kontinentit tonë.

Mendoj edhe përpjekjet që duhet të bëjmë përkrah jush në javët e ardhshme, shpresoj me rezultate shumë konkrete për të hapur negociatat drejt BE sepse rruga europiane, fati europian i Shqipërisë, ju e dini që unë jam angazhuar personalisht, është një nevojë e ndërsjellë që na bashkon. I di përpjekjet që shoqëruar juaj ka bërë në këtë drejtim dhe jam i bindur që do të formojnë një Europë të bashkuar. Edhe ju në Shqipëri e dini çmimin e konfliktit. Dua të falenderoj përpjekjet e përditshme që vendosin ura mes nesh”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama javet nderkombetare te kultures klement bon edi rama javet nderkombetare te kultures klement bon

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2022, 17:35

Zgjidhet kryetari i PD në Mirditë

TIRANË– Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për zg...