Aktualitet

Vizitë në SHBA! Osmani e Kurti ftohen nga familja Albright

26 Prill 2022, 08:18 Nga DOSJA
Vizitë në SHBA! Osmani e Kurti ftohen nga familja Albright

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të udhëtojnë në SHBA të martën, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.

Kurti dhe Osmani janë ftuar nga familja Albright, ndërkohë pritet të zhvillojnë edhe disa takime të tjera. Ende nuk janë zbardhur detjae nga axhenda e tyre. Ceremonia e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright do të mbahet të mërkurën, më 27 prill, në Katedralen Kombëtare të Washingtonit. Pjesëmarrja në ceremoni është e mundur vetëm me ftesa, ndërsa ajo do të transmetohet direkt në platforma digjitale.

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars. Albright, shërbeu si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001. Ajo ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur sulmet dhe zbrazjen etnike në Kosovë.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni albin kurti madeleine albright vjosa osmani albin kurti madeleine albright vjosa osmani

Sondazh

Poll