Aktualitet

Kanabis dhe dhunë! Disa të arrestuar në Tiranë

26 Prill 2022, 07:57 Nga DOSJA
Kanabis dhe dhunë! Disa të arrestuar në Tiranë

TIRANË– Disa persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar personi me inicialet D. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Po ashtu, u arrestua edhe një 33 vjeçar pasi në rrugën “Mehmet Brocaj”, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – D. V., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa; – B. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mehmet Brocaj”, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- T. S., 21 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe Xh. C., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetet e tyre; – A. H., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; – E. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin D. C., 28 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetaset D. L., N. C. dhe një 6-vjeçar, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll