Aktualitet

Dhunohen efektivët e policisë në Tiranë! Arrestohet 1 person, 2 në kërkim

26 Prill 2022, 07:55 Nga DOSJA
Dhunohen efektivët e policisë në Tiranë! Arrestohet 1

TIRANË– Një grup prej tre personash kanë dhunuar ditën e djeshme një 38-vjeçar në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ismail Qemali”, aty ku u godit me sende të forta personi me inicialet R. S., 38 vjeç. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, grupi nuk iu bind urdhërit mirëpo goditi punonjësit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit i cili do të akuzohet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, shpallën në kërkim personat me inicialet M.D, 20-vjeç dhe J.D, 22-vjeç për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasi

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet polici tirane dhunohet polici tirane

Sondazh

Poll