Aktualitet

Atentati ndaj Muçllarit! 5 të arrestuar, dy autorët ende në kërkim, sekuestrohen 3 mjete

26 Prill 2022, 07:11 Nga DOSJA
Atentati ndaj Muçllarit! 5 të arrestuar, dy autorët ende

POGRADEC– Ledion Shkullaku, Fatjon Bono, Kristjan Kresto, Hekuran Gjona, Rudi Shaho janë pesë personat e arrestuar në Pogradec. Të rinjtë u vunë në pranga pasi akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas policisë, të rinjtë e ndaluar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar Firdeus Berberin dhe Greis Maxharin për t’u larguar nga zona, pasi qëlluan me armë zjarri ndaj Johan Muçllarit në Pogradec. 

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua automjeti tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të Berberit i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMW X5”, me të cilët janë ndihmuar ata të dy për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Dy autorët janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Përkrahën autorët e krimit, kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe nuk kallëzuan krimin në organet e Policisë, vihen në pranga 5 shtetas, lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen 3 automjete që janë përdorur nga autorët, në këtë ngjarje. Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit, ku shtetasit F. B., 21 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti, tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të shtetasve:B., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec; K. K., 26 vjeç; H. Gj., 22 vjeç; L. Sh., 27 vjeç; R. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec.Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua automjeti tip “Volksëagen Golf”, në përdorim të shtetasit F. B., i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMë X5”, me të cilët janë ndihmuar shtetasit F. B. dhe G. M., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve F. B. dhe G. M., të cilët janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet #elita rudi #gjiko #urimi per shen valentin atentat johan muçllarit fatjon bono firdeus berberi hekuran gjona johan muçllari kristjan kresto ledion shkullaku #elita rudi #gjiko #urimi per shen valentin atentat johan muçllarit fatjon bono firdeus berberi hekuran gjona johan muçllari kristjan kresto ledion shkullaku

Sondazh

Poll