Aktualitet

Përplasen dy mjete në Fushë Krujë, 4 të plagosur

26 Prill 2022, 06:45 Nga DOSJA
Përplasen dy mjete në Fushë Krujë, 4 të plagosur

FUSHË KRUJË– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë- Ura e Gjolës. Mjeti me drejtuesin me inicialet B.L. u përplas me mjetin me drejtuesin me iniicialet G.Ll.. Për pasojë të dy drejtuesit dhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur.

Katër të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Dy prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht raportohet se mund të jetë shpejtësia që udhëtonin mjetet.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll. Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje aksident ne fushe kruje

Sondazh

Poll