Sport

Conte-PSG, marrëveshja shumë pranë, italiani merr Lukakun në Paris (lista e blerjeve)

25 Prill 2022, 20:36 Nga DOSJA
Conte-PSG, marrëveshja shumë pranë, italiani merr Lukakun në

PARIS– Në Francë dhe Angli nuk kanë dyshime: Antonio Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG ku do të zërë vendin e Mauricio Pochettino-s. Sipas ‘Le Parisien’, trajneri e ka pritur me kënaqësi këtë ofertë edhe pse ai ka kontratë me Tottenham deri në vitin 2023.

‘The Sun’ ka shkuar më tej, duke sugjeruar një listë yjore blerjesh për të rritur më tej normën teknike të skuadrës. Në listë janë Romelu Lukaku dhe Paul Pogba, dy lojtarë që italiani i njeh mirë pasi i ka pasur në skuadrat e Juventusit dhe Interit.

Një tjetër emër në listë mund të jetë ai i Marcus Rashford, i identifikuar tashmë prej disa kohësh nga drejtuesit e PSG-së si zëvendësuesi i Kylian Mbappé. Kontrata e sulmuesit anglez i skadon në vitin 2023 me Manchester United dhe nuk duket i gatshëm të rinovojë. Në Paris, Conte do të gjente edhe Hakimin, një anësor perfekt për skemën 3-5-2.

Me Neymar, Messi dhe ndoshta Lukaku, trajneri duhet të zgjedhë 3-4-3, duke qenë se duket shumë e ndërlikuar të heqësh dorë nga një mes O Ney dhe argjentinasit në 11-shen titullare. Pogba do të kompletonte një mesfushë përrallore me Verrattin, ndërsa dualizmi mes Donnarumma-s dhe Navas do të zgjidhej përfundimisht, me shitjen e portierit kostarrikan dhe pronësinë e padiskutueshme të ish-portierit të Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte lukaku psg conte lukaku psg

Sondazh

Poll