Sport

Humbja në derbi ndaj Liverpool, tifozët e Everton shkatërrojnë çdo gjë në Anfield (Pamjet)

25 Prill 2022, 10:54 Nga DOSJA
Humbja në derbi ndaj Liverpool, tifozët e Everton

ANGLI-Ditën e djeshme Liverpool fitoi derbin ndaj Everton me shifrat 2-0. Golat e takimit u shënuan nga Robertson dhe Origi. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Klopp që mbetet -1 pikë larg nga Man.City kryesues, ndërsa Everton ndodhet në zonën e rënies.

Nisur nga kjo situatë, tifozët u kujdesën të mos largoheshin duarbosh nga ‘Anfield’. Në internet janë publikuar pamjet ku brenda stadiumit shihen televizorët e thyer dhe banjot e prishura.

Mendohet se edhe ulëset ku qëndronin tifozët e Everton janë prishur, dhe për këtë klubi i Everton ka nisur hetimet dhe pritet ndëshkimi për personat përgjegjës.

 

The only enjoyment Everton fans got was to destroy toilets at anfield FFS,????????????? pic.twitter.com/RrlYSlQxUi

— panther 11 (@ChevyGuy666) April 24, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport everton liverpool everton liverpool

Sondazh

Poll