Sport

Frikë për portierin italian, dyshohet se është vrarë në Ukrainë

25 Prill 2022, 13:48 Nga DOSJA
Frikë për portierin italian, dyshohet se është vrarë

UKRAINE – Portieri i ligave të ulëta italiane, që iu bashkua luftimeve në Ukrainë, si pjesë e brigadave të vullnetarëve ndërkombëtarë, mund të jetë vrarë gjatë luftimeve mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e kanë dhënë personat që menaxhojnë rrjetet sociale të tij, të cilët flasin për luftime të ashpra të regjimentit të katërt, ku bënte pjesë edhe ish-portieri, teksa kontaktet mes palëve janë shkëputur tashmë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se mbrëmë gjatë tërheqjes së disa të plagosurve në një sulm në Mariupol, dy autokolona u shkatërruan nga ushtria ruse. Në njërën prej tyre ishte ndoshta edhe Ivani, së bashku me regjimentin e 4-t. Ne po përpiqemi të kuptojmë nëse ka të mbijetuar”,- shkruajnë administratorët e rrjeteve sociale të tij.

Ivan Luca Vavassori, është me origjinë ruse, por i birësuar nga prindër italianë, teksa në të kaluarën ka pasur një karrierë si portier me skuadra si Pro Patria, Legnano e Bra, në ligat e ulëta italiane.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ivan luca vavassori izolimi i mariupol portieri i ligave të ulëta italiane sulmi ne mariupol teatri ne mariupol ivan luca vavassori izolimi i mariupol portieri i ligave të ulëta italiane sulmi ne mariupol teatri ne mariupol

Sondazh

Poll