Sport

“Dragons” të Portos arrijnë rekordin e Milanit, synojnë për më shumë…

25 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA
“Dragons” të Portos arrijnë rekordin e Milanit,

PORTUGALI – Kundër Portimonense, skuadra portugeze e Portos, barazoi rekordin e Milanit prej 58 ndeshjesh radhazi pa humbur në kampionatin vendas.

Dhe nëse nuk humbet edhe sot kundër Bragas (19:00), ata do të kalojnë rekordin italian të arritur midis 1991 dhe 1993 dhe që është seria më e mirë e ndeshjeve pa humbje e një klubi ndër pesë kampionateve kryesore të kontinentit të vjetër si: Anglia, Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca.

Në nivel europian, sa i takon rekordit të ndeshjeve pa humbje, ky rekord i takon Steaua të Bukureshtit, me 104 ndeshje!

Sot, në transfertën e Pedreiras, Porto është në kërkim të rekordeve të tjera të rëndësishme: skuadra nuk ka pësuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit dhe besohet se do ta zgjasë këtë seri. “Dragons” e Portos po kërkojnë gjithashtu të arrijnë fitoren e 13-të radhazi jashtë shtëpisë.

Mos harroni, se për të mos lejuar që Porton të ketë festën e titullit, Sporting që luan ndaj Boavistas, duhet të arrijë të paktën të njëjtin rezultat. Dhe së fundi, golat: janë 43 ndeshje që bardheblutë kanë shënuar radhazi në Ligë. Hera e fundit që Porto nuk e gjati golin, ishte kundër Sportingut, më 27 shkurt 2021, një klasike që përfundoi në barazim pa gola.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “dragao” të portos se sa i mirë është sporting stadiumi i sporting lisbon “dragao” të portos se sa i mirë është sporting stadiumi i sporting lisbon

Sondazh

Poll