Sport

VD/ Finalja shqiptare e Conference League/ Do jenë mbi 35 mijë tifozë në Tiranë…

25 Prill 2022, 19:11 Nga DOSJA

TIRANE – Tirana, më 25 maj, do jetë një ndër tre kryeqytetet europianë futbollistikë. Do të luhet finalja e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Conference League.

35 mijë tifozë ka përllogaritur qerveria e futbollist europian që do të jenë në Tiranë gjatë asaj jave dhe ditën e ndeshjes, duke kthyer të gjithë vëmendjen e kontinentit të vjetër te kryeqytetit shqiptar.

 “Do të ketë reduktim të kapacitetit me 1000 tifozëve, për arsye se do të krijohen hapësira në sektorin aktual të tifozerisë mike, për 4 studio televizive të mediave ndërkombëtare, gjithashtu do të ketë një shtim të kapacitetit të tribunës së medias nga 75 në 300 vende, që do të reduktojë rreth 400 postacione në tribunën qëndrore,” – tregon për “Top-Channel, Andi Verçani, drejtor i marrëdhënieve me publikun në FSHF.

Ndërkohë, duke qenë se nuk do të ketë sektor të tifozerisë mike, si do të ndahen dy tifozeritë e skuadrave finaliste?

“Nga krahu verior i stadiumit do të qëndrojë tifozeria e Feynord ose e Marseille, ndërkohë që në krahun jugur është parashikuar që të qëndrojë tifozeria e Romës ose e Leisterit, të dyja tifozeritë do të kenë një kapacitet prej 4500 vendesh,”- të shpjegon drejtori Verçani.

Edhe pse ende nuk kanë dalë ende në shitje biletat ka një interesim të jashtëzakonshëm për të qenë të pranishëm në stadium më 25 maj për këtë finale, ndonëse kapaciteti i stadiumit nuk i plotëson dot kërkesat.

Për këtë arsye UEFA ka vendosur që të bëj dy pika grumbullimi tifozësh, te pedonalja do të jenë tifozët e Feynordit ose Marseilles, kurse te Diga e Liqenit do të jenë të grumbulluar tifozët e Leisterit ose Romës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “uefa europa conference league” finales së conference league uefa conference league “uefa europa conference league” finales së conference league uefa conference league

Sondazh

Poll