Sport

‘Ambjent surreal’/ PSG fitoi titullin, Leonardo nuk i kupton protestat e tifozëve

25 Prill 2022, 11:33 Nga DOSJA
‘Ambjent surreal’/ PSG fitoi titullin, Leonardo nuk i kupton

PARIS-PSG fitoi titullin e dhjetë në historinë e saj dhe tani së bashku me Saint-Étienne mban rekordin e kampionateve të fituara. Megjithatë, suksesi i arritur nuk i qetësoi tifozët. Një ambient surreal dhe i vështirë, sipas drejtorit sportiv të klubit Leonardo, i cili nuk e fsheh faktin se ka pasur probleme.

PSG, që kur Qatar Sports Investments bleu klubin në vitin 2011, ka shpenzuar një pasuri për skuadrën e tyre, por kurrë nuk e ka ngritur trofeun më të lakmuar në Europë. Situata në Francë është ndryshe. PSG dominoi Ligue 1 dhe siguroi titullin të shtunën pas barazimit 1-1 kundër Lens. Tifozët vazhduan protestat e tyre dhe nuk festuan me skuadrën. Në vend të brohoritjeve dhe festimeve të zakonshme që shënojnë raste të tilla, tifozët e klubit parizian u larguan me shpejtësi nga Parc des Princes.

Leonardo, pasi fitoi titullin, foli për mosmarrëveshjet: “Është një mjedis surreal dhe i vështirë, e kundërta e asaj që do të kishim dashur të përjetonim. Megjithatë, duhet theksuar se tifozët zhvilluan një demonstratë pa dhunë. Fatkeqësisht, humbja kundër Real Madrid shkaktoi vuajtje që çuan në të gjitha këto. Kemi probleme, por skuadra është e madhe. Ka lojtarë të fortë dhe me përvojë dhe ne kemi futbollistët më të mirë në botë. Ka gjithçka, por ne ende pyesim se si ndodhi kjo gjë.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leonardo psg leonardo psg

Sondazh

Poll