Sport

“Përbindëshi” Cristiano Ronaldo, “poker” rekordesh të paprecedentë në histori

25 Prill 2022, 05:42 Nga DOSJA

ANGLI – Manchester United u mund 3-1 nga Arsenal. Golin e vetëm për “Djajtë e Kuq”, të cilët përfundimisht i thanë lamtumirë ëndërrës për Champions League, e shënoi Cristiano Ronaldo (34’). Me këtë, portugezi arrin një moment historik të paprecedentë.

Ai bëhet lojtari i parë në të gjithë historinë e futbollit, që ka arritur të shënojë më shumë se 100 gola me tre klube të ndryshme: Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Por jo vetëm kaq, por ai ka mundur të shënojë më shumë se 100 gola për kombëtaren e Portugalisë, si dhe më shumë se 100 gola në Champions League. Një poker rekordesh që e bëjnë atë unik në histori.

Cristiano Ronaldo ia dedikoi golin djalit të tij të ndjerë, që humbi para pak ditësh. CR7 rikthehet si titullar te United, duke arritur edhe një record personal, të vështirë për t’u barazuar. Bordi i Mançesterit tani ka nisur punën për të nisur revolucionin dhe këtë javë ata kanë njoftuar ardhjen e Ten Hag në stolin e “Old Trafford” nga sezoni i ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo humb djalin cristiano ronaldo i portugalisë cristiano ronaldo shenon golin e 700 cristiano ronaldo humb djalin cristiano ronaldo i portugalisë cristiano ronaldo shenon golin e 700

Sondazh

Poll