Sport

Tifozët e Lazios e kryqëzuan për buzëqeshjen pas golit, Acerbi thotë mjaft! (POSTIMI)

25 Prill 2022, 10:41 Nga DOSJA
Tifozët e Lazios e kryqëzuan për buzëqeshjen pas golit,

ITALI- Një imazh ka ndezur rrjetet sociale pas ndeshjes Lazio-Milan dhe ka indinjuar tifozët e Lacios: E qeshura e Acerbit pas golit të shënuar nga Tonali në minutën e 91′. Mbrojtësi ka shpjeguar dhe ka mbrojtur veten nga akuzat për buzëqeshjen e bërë pas golit të pësuar.

“Tani mjaft. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra dhe jam krenar që kam fituar trofe me këtë fanellë. Kishte disa fërkime, e përsëris ashtu siç e kam bërë tashmë, bëra një gabim dhe kërkova falje. E qeshura ishte histerike për humbjen e dy pikëve në mënyrë të guximshme dhe jo sepse isha i lumtur që humba. Nuk do të doja as që një tifoz të mendonte këtë për mua”, me këtë postim në rrjetet sociale, ish-lojtari i Sassuolos mundohet të amortizojë fërkimet me publikun bardhekaltër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport acerbi lazio acerbi lazio

Sondazh

Poll