Sport

Pas luftës, ish-kampioni i botës Wladimir Klitschko gati të rikthehet në ring…

25 Prill 2022, 10:06 Nga DOSJA

UKRAINE Në një intervistë për “BILD”, ish-kampioni i peshave të rënda Wladimir Klitschko (46) tregoi se në fund të fundit, se pas luftës ai do të vazhdonte karrierën e tij sportive. Katër herë kampioni i botës, aktualisht në krah të vëllait të tij, Vitalit, kryebashkiak i Kievit, ka rrëmbyer armët për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus.

“Mësova, se pavarësisht luftës, nuk duhet ta harrosh jetën. Sporti është pjesë e jetës sime. Jam i kënaqur që fitoi Tyson Fury. Kush e di dhe nuk dua të premtoj asgjë të madhe këtu, por nëse jam në formë të mirë dhe, mbi të gjitha, nëse lufta në Ukrainë do të marrë fund së shpejti dhe se kufijtë tanë do të ekzistojnë të pa cënuar nga pushtimi i Rusisë, atëherë në fund kush e di,”- shprehet ish-kampioni Wladimir.

“Nëse jam në formë të mirë, kush e di, ndoshta do të ëndërroj të thyej rekordin e George Foreman. Kjo më motivon të ngrihem çdo ditë dhe të merrem me sport. Secili ka motivimin e vet,”- deklaron Klitschkovi i vogël.

Në nëntor të vitit 1994, në moshën 45 vjeç, 9 muaj e 25 ditë, Foreman sfidoi edhe një herë Michael Moorer, i cili ishte 18 vjet më i ri, në luftë për brezin e kampionit të botës. Dhe fitoi!

Klitschko në fakt, e përfundoi karrierën e tij në boks në gusht 2017. Në prill të atij viti ai kishte humbur kundër Anthony Joshua me një nokaut teknik në raundin e 11-të.  “Dr.Steelhammer”, siç quhej ai, kishte fituar 64 ndeshje dhe kishte humbur vetëm pesë në karrierën e tij.

Wladimiri edhe një herë: “Nuk dua të thyej nofullën, dua të thyej një rekord. E kam thënë para luftës. Jam për paqen në Ukrainë dhe kur të vijë paqja, ne do të flasim përsëri për të.”

Një gjë është e qartë: Nuk do të ketë ndeshje kundër Tyson Fury (33) në rast të një rikthimi. Sepse pas fitores së tij ndaj Dillian Whyte të shtunën, ai kishte konfirmuar se nuk donte të dilte më në ring. Në nëntor 2015, Wladimir Klitschko humbi kundër Fury në Dusseldorf me pikë unanime, por për shkak të problemeve shëndetësore të Furyt, nuk pati kurrë një revansh.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 300.000 refugjatë ukrainas kryebashkiak i kievit vitali klitschko wladimir klitschko 300.000 refugjatë ukrainas kryebashkiak i kievit vitali klitschko wladimir klitschko

Sondazh

Poll