Politike

VD-Sezoni turistik, Rama: Shqiptarët të mos na turpërojnë në sytë e botës! Do jemi kampionë

25 Prill 2022, 10:10 Nga DOSJA
VD-Sezoni turistik, Rama: Shqiptarët të mos na turpërojnë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që të tregohen më të kujdesshëm përsa i përket mbajtjes pastër tëambientit, kryesisht bregut të detit. Në një konferencë për gazetarët, Rama tha se qeveria është aktivizuar dhe prej më shumë se një viti po merret me pastrimin e vijës bregdetare, por që duhet edhe kontributi i vetë shqiptarëve. Sipas Kreut të Qeverisë, shqiptarët nuk duhet ta turpërojnë vendin në sytë e turistëve duke hedhur mbeturina nga dritaret. Ai shtoi se vijon t’i qëndrojë idesë se Shqipëria në fund të kësaj dekade do të jetë kampione e turizmit. 


Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Cili është roli i pushtetit vendos për turizmin për të mos e lejuar turistin që të jetë veç një kalimtar?

Edi Rama: Sezonet kanë ndryshuar ndjeshëm dhe pse duhet të jetë më i thellë dhe shumëm ë drastic. Ka ndryshuar ndjeshëm, u bënë disa vite që gjatë sezoneve kemi kalendare dhe harta specifike destinacionesh për turistët. Në këtë drejtm edhe bashkëpunimi me bashkitë është strukturuar, ka patjetër shumë për të bërë, në këtë proces duhet kohë për të ndërtuar ashtu siç duhet. Ky sezon që nis do të jetë më i miri, kemi punuar prej afron një viti për pastërtinë, kemi një skemë të re që do të fillojë të zbatohet në të gjithë zonën bregdetare dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm. Për të ndryshuar situatën me pastërtinë nuk mjafton angazhimi i shtetit, por duhet dhe shqiptari, qytetari turisti, të jemi në lartësinë e duhur për të mos u turpëruar në sytë e botës. Në atë mjedis plehrash që shihen ne rrisim fëmijët dhe bëjmë gjynahun e madh të mësimit të fëmijëve me plehrat si një gjë e zakonshme. Kështu që çdo prind duhet ta ketë parasysh të mos e mësojë fëmijën që plehrat hidhen nga dritarja e shtëpisë, makinës apo e dhomës ku pushojnë. Edhe lejet e ndërtimit, kryesisht të dhëna nga Bashkia e Durrësit, gjysma janë për hotele. Shifrën krahasuese nuk e kam këtu, por di të them që aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka numrin më të lartë të fluturimeve në Evropë. Sot që flasim jemi me 20% plus, kjo për shkak të uljes drastike të çmimeve. Brenda dekadës Shqipëria do të jetë kampione në rajon për turizmin.

Pyetje: Dhe një pyetje për ministren, e shihni të mundur një bashkëpunim konkret në lidhje me zhvillimin e turizmit kulturor pasi duket sikur janë gjithmonë në varësi të Ministrisë së Kulturës

Elva Margariti: Ministria e Kulturës nëpërmjet paketës së mbështejtes artistike ka një të dedikuar për festat lokal.e ka aktivitete që kryhen në qytete të ndryshme, kanë në bazë traditën, festa që zhvillohen. Kjo ka qenë një nismë që kemi mbështetur financiarisht. Kemi mbi 1 milion turistë në këto site. Me shtimin e biletës familjare me tarifa të reduktuara, me bileta në grup, të gjithë këto nisma që kishin një impact financiar në buxhetin tonë, por sollën një qëndrueshmëri për turizmin lokal. Kemi krijuar edhe marrëveshje duke dhënë bileta hyrje falas për sitet e trashëgimisë. Kjo është mirëpritur. Do të vazhdojmë me një tjetër politikë, kemi në diskutim kalanë e Gjirokastrës dhe të Beratit, në Berat kemi hequr futjen me biletë.

LAJM KRYESOR: Javët kulturore ndërkombëtare, Rama: Nisim me Francën, konkurrencë e zjarrtë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama javet kulturore nderkombetare edi rama javet kulturore nderkombetare

Sondazh

Poll