Politike

Shkurov e Kim takojnë ukrainasit: Pashë një grua teksa vija, bënte kulaçin tonë tradicional

24 Prill 2022, 15:55 Nga DOSJA
Shkurov e Kim takojnë ukrainasit: Pashë një grua teksa vija,

TIRANË– Ambasadori i Ukrainës në ShqipëriVolodymyr Shkurov dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim kanë vizituar sot ukrainasit e strehuar në Shqipëri me rastin e festës së Pashkës ortodokse. Dy ambasadorët ishin të shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ambasadori Shkurov, tregoi se gjatë rrugës kishte parë një grua të moshuar që po gatuante kulaçin tradicional të Pashkës. Sipas tij, ai moment ishte prekës por i kishte lënë të kuptonte se pavarësisht se kjo festë nuk vjen në një moment të gëzueshëm, sërish duhet festuar.

“Dua të drejtohem tek të gjithë me një fjalë shumë të thjeshtë që për ne ka shumë kuptim, Krishti u ngjall. Unë kam qenë shumë i emocionuar nga një pamje që kam parë duke ardhur këtu. Ishte një gjyshe e vjetër e cila në rrënojat e shtëpisë së saj po gatuante paskën, kuliçin tradicional të Ukrainës. Dhe ajo tha që pasi festa nuk është shumë e gëzueshme por prapë duhet festuar,”- tha Shkurov.

Ndërsa Kim tha se ishte emocionuar kur kishte parë fëmijë që kërcenin, teksa shkonte të takonte ukrainasit.

“Ndejva shumë gjëra kur pashë fëmijët duke kërcyer kur mbërritëm këtu. Ky është një moment i errët dhe mbrëmë, nuk e di për ju, por doja të shkoja në kishë për të festuar meshën e Pashkëve. Dhe në ato momente kur ne të gjithë kishim qirinjtë të ndezur, mendova se si të gjitha zemrat tona anembanë botës rrihnin së bashku si një, me çdo njeri në Ukrainë,”- tha Kim.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike volodymyr shkurov yuri kim volodymyr shkurov yuri kim

Sondazh

Poll