Politike

Fytyra e Macron mbulon Akademinë e Arteve, Rama: Urime për fitoren, të pres në Shqipëri

24 Prill 2022, 18:54 Nga DOSJA
Fytyra e Macron mbulon Akademinë e Arteve, Rama: Urime për fitoren,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar Emmanuel Macron pasi exit pollet e nxorrën fitues dhe i dhanë mandatin e dytë si President. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se uron që shumë shpejt Macron të vizitojë Shqipërinë. Kjo do të ishte dhe vizita e parë e një kreu të shtetit francez në vendin tonë. Krah postimit, ai ka publikuar dhe një foto ku shihet se fytyra e Macron ka mbuluar Akademinë e Arteve.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilët uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vend,“- shkruan Rama.

Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë?????? pic.twitter.com/CtwjnWPPjb

— Edi Rama (@ediramaal) April 24, 2022

LAJMI KRYESOR:Zgjedhjet në Francë/Raundi i dytë: Macron-Le Pen! Qytetarët i drejtohen qendrave të votimit

 (F.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama emmanuel macron zgjedhjet ne france 2022 edi rama emmanuel macron zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll