Politike

Rizgjedhja e Macron, Meta: Urojmë të nxisni integrimin e Shqipërisë në BE

24 Prill 2022, 21:01 Nga DOSJA
Rizgjedhja e Macron, Meta: Urojmë të nxisni integrimin e

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Presidentin e Francës Emanuel Macron për fitorene mandatit të dytë. Në një postim në facebook, Meta shkruan se beson që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës, miqësia, bashkëpunimi dhe partneriteti euroatlantik do të rriten e forcohen edhe më shumë, gjatë mandatit të tij të ri. Meta shton se uron që rizgjedhja e Macron si President i Francës do të nxisë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë:

I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Emmanuel Macron, Rizgjedhja Juaj si President i Francës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta e të sinqerta për përmbushjen me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Franceze. Besoj fort se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Francës, miqësia, bashkëpunimi dhe partneriteti euroatlantik do të rriten e forcohen edhe më shumë, gjatë mandatit tuaj të ri.

Bashkëpunimi i ngushtë dypalësh edhe shumëpalësh është shumë i rëndësishëm sot, si në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ashtu edhe si vende të NATO-s, veçanërisht në përballjen me sfidat rajonale, europiane dhe globale që të dy vendet tona kanë përpara. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përgjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian, shpresoj fort se, rizgjedhja Juaj si President i Francës do të nxisë edhe më fort mbështetjen që ky proces i rëndësishëm gjeostrategjik rajonal dhe europian të përfundojë me sukses dhe në kohën e duhur.

LAJM KRYESOR:Macron drejt mandatit të dytë! Le Pen pranon humbjen, Parisi feston (Zhvillimet)

(f.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike emmanuel macron ilir meta zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron ilir meta zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll