Politike

VD-‘S’ka para për ndërtimin e Teatrit?’, Rama: Ka rritje çmimesh në ndërtim, do e zgjidhim

25 Prill 2022, 09:57 Nga DOSJA
VD-‘S’ka para për ndërtimin e Teatrit?’, Rama: Ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme nga gazetarët se përse nuk është ndërtuar ende Teatri Kombëtar në Shqipëri. Ai pranoi se ka pasur ndërhyrje të forta, duke theksuar se edhe rritja e çmimeve në ndërtim ka pasur ndikim. Rama tha se problemi kryesor qëndron nga kalimi në letra i projektit në zbatimin e saj. 


Pyetja: Tiranës i mungon skena e Teatrit, pse nuk po ndërtohet, ka mungesë parash? 

Rama: Për fat të keq u bëmë tani tre vjet që bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar dhe vendi përballet me ndërhyrje të forta, faktorësh jashtë nesh. Fatkeqësisht, tërmeti, pandemia dhe lufta, e cila ka goditur shumë në aspektin e rritjes së cmimeve në tërësi dhe ndërtimeve. Jemi duke diskutuar për shkak të këtij fakti se ka pasur një rritje në ndërtim, s’ka ndryshim për projektin, problemi qëndron nga kalimi nga letrat në zbatim, për shkak të rritjes së cmimeve. Është e kot që me çmimin ekzistues tiu kërkosh kompanive që të investojnë për interesin publik, që janë shumë më të shtrenjta nga sa janë në manualin e vjetër. Patjetër që Teatri do të ndërtohet ashtu si plani që ne kemi publikuar, pasi është futur në mes një ngjarje që nuk mund të parashikohet dhe evitohet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll