Politike

Zgjedhjet për kreun e degës në Lezhë, kandidati: Gabim ata që pyesin me kë je, jam i PD-së

25 Prill 2022, 09:50 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kreun e degës në Lezhë, kandidati: Gabim ata

LEZHË– Një nga kandidatët e Partisë Demokratike në Lezhë, Alen Kola, deklaroi se këto zgjedhje janë vetëm për bashkim dhe e kanë gabim ata që thonë e pyesin “më kë je e tek je”. Për Syritv, ai deklaroi se procesi është i drejtë dhe prezenca e demokratëve është e kënaqshme. 

‘Procesi është shumë i drejtë; prezenca shumë e kënaqshme, duhet ta themi. Rëndësi ka bashkimi. Këto zgjedhje janë për bashkim. Nuk do t’i shërbejnë asgjëje tjetër përveçse bashkimit. Këtu nuk ka dy lloje partish demokratike. Këtu është një Parti Demokratike e vetme. Kush del e thotë se “vula është e imja, ndërtesa është e imja”, ai nuk është parti. Partia është elektorali. 90% e ca e elektoratit është këtu, që do të thotë se parti politike është bashkim vullnetar dhe si i tillë do të thotë që bashkimi vullnetar është në këtë sallë, jo në salla të tjera, as ku është vula. Unë besoj se do të dalim më të bashkuar.‘- tha Kola. 

Pyetja: Pavarësisht fitores, a do të vazhdoni të jepni kontributin tuaj në PD?

Kola: Absolutisht. Gjithkush futet në garë për të fituar, nëse e dominon do ta fitojë, por edhe nëse humb, nuk stepem. Është dëshira për të vazhduar, nuk është se më ka detyruar kush me zor. E kam mbajtur me dëshirë, gjithçka është vullnet i imi dhe kështu që jam plotësisht i bindur të vazhdoj përpara pavarësisht rezultatit. Unë do të vazhdoj prapë.

Pyetja; Ju jeni i ri në garë, kush ishte indicia kryesore që u bëtë pjesë e kësaj gare?

Kola: Nuk është indicia, është kontributi. Gjithçka është vullnetare; unë jam angazhuar që në 2013-ën dhe pse, jo, kam qenë në struktura gjithë kohën dhe kam shërbyer gjithë kohën, të paktën që në moshën 20-vjeçare. Edhe kjo ka qenë shtysa dhe pastaj hap pas hapi. Sepse ka nisur në një seksion të vogël, në grupseksion dhe tani jemi këtu, kjo është dinamika, të vazhdoj nga diçka e vogël dhe të rritet. Tani le të shohim. Por e rëndësishme është që nga ky proces të dalim të bashkuar dhe t’i lemë komplekset e të shkuarës dhe paragjykimet “me kë je, me Berishën a me Bashën”… Partia Demokratike nuk është as e Berishës, as e Bashës, është e gjithë demokratëve. Demokratët janë këtu, janë në këtë sallë, janë jashtë, janë në radhe siç e shihni edhe vetë. Kjo është Partia Demoratike. Nuk është as e Lulit, duhet ta kuptojnë njerëzit dhe as e Berishës. E kanë shumë gabim ata që pyesin e thonë “me kë je, tek je”. Unë Alen Kola, jam i Partisë Demokratike dhe pikë, nuk njoh Berishë, nuk njoh Bashë. Me Partinë Demokratike!

LAJMI KRYESOR: VD-PD në zgjedhje! Demokratët votojnë sot kryetarët e 9 degëve, kush garon (TABELA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alen kola zgjedhje ne deget e pd alen kola zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll