Politike

1 vit nga 25 prilli, Paloka: Rama përmbylli masakrën elektorale dhe grabiti mandatin e 3

25 Prill 2022, 08:14 Nga DOSJA
1 vit nga 25 prilli, Paloka: Rama përmbylli masakrën elektorale dhe

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike ka kujtuar sot zgjedhjet e 25 prillit që u zhvilluan një ditë më parë. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se ishte aleanca mes ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, të cilët i përmend vetëm me iniciale, që solli një masakër elektrorale. Gjithsesi, Paloka shton se PD-ja nuk dorëzohet dhe se do t’ia dalë të ribashkohet e kthejë pluralizmin në vend.

“Një vit më parë Rama përmbylli masakrën elektorale dhe grabiti mandatin e tretë. Pas një viti, në vend që të ishim në betejë për vendosjen e drejtësisë, rrëzimin e Ramës dhe rikthimin e demokracisë në vend, falë L.B, E.R dhe Y.K jemi në përpjekje për të ribashkuar PD dhe për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri. Nuk është hera e parë që vihemi përballë sfidave të tilla. Po dhe këtë herë do ia dalim, siç ia kemi dalë dhe në situata më të vështira e në fund do të triumfojmë mbi të keqen,”- shkruan Paloka.

Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste, që mundi të siguronte kështu mandatin e tretë qeverisës, për herë të parë në 30 vite pluralizëm. Partia Socialiste arriti që të siguronte 74 mandantate deputetësh në të gjithë vendin, ndërsa demokratët morën 59 ulëse, duke lënë LSI me 4 dhe PSD e Tom Doshit me 3.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka zgjedhjet 25 prill 2021 edi paloka zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll