Politike

Zgjedhjet/PD: Procesi vijon normalisht, në Bulqizë s’kishte konsensus, zhvillohen të martën

24 Prill 2022, 11:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet/PD: Procesi vijon normalisht, në Bulqizë s’kishte

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për zgjedhjet e kreut të Bulqizës të cilat u anuluan. Rithemelimi thotë se këto zgjedhje u anuluan pasi nuk u arrit një dakordësi mes kandidatëve. Zgjedhjet në këtë degë do të zhvillohen ditën e martë, më 26 prill.

NJOFTIMI:

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon nornalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duje krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit. Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë. Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhje për kryetar dege në PD! Anulohen për kreun e Buqizës, votohet në 5 degë të tjera

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet per kryetar ne pd zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll