Sport

VD/ Sulmohet gjyqtarja e ndeshjes, trajneri i Bufalas shkarkohet nga posti i tij!

25 Prill 2022, 05:16 Nga DOSJA
VD/ Sulmohet gjyqtarja e ndeshjes, trajneri i Bufalas shkarkohet nga posti i

SPANJE – Gjatë një ndeshjeje futbolli të rinjsh në Badalona, ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar. Përpos mungesës së respektit ndaj një gjyqtareje futbolli, pati edhe frikë se situata mund të kishte përfunduar shumë më keq.

Në fund të lojës, trajneri i Bufalà, Luis Morales, ka vrapuar në mënyrë shumë të keqe drejt gjyqtares së ndeshjes për ta qortuar për gjykimin, madje e kërcënoi se do ta sulmonte ndërsa ajo i kishte kthyer shpinën.

Gjyqtarja María García, tregoi gjakftohtësi dhe personalitet dhe nuk u frikësua nga episodi, i cili për fat të mirë nuk shkoi shumë larg.

Klubi dënoi veprimin e trajnerit të tij përmes rrjeteve të tij sociale dhe pohoi marrjen e masave ndaj tij, duke raportuar largimin nga posti i tij.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, gjithashtu u raportua se nuk ishte hera e parë që ky trajner kryente një veprim të tillë, pasi gjatë një ndeshjeje tjetër dy sezone më parë pati edhe një tjetër sherr me stolin rival.

Luis Morales se llama el delayed este.
Yo pondría árbitros de 2 metros y 140kg, a ver si saltan igual al campo los fáltimers. https://t.co/DX0ZJltssp

— ?????? ??????? ♔ ₘₐₘₐᵣᵣₐcₕₐ (@Lovely_Bastard) April 24, 2022

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport badalona dhuna ndaj futbollistëve të rinj franca mundi spanjën 2-1 gjyqtareje futbolli trajneri i bufalà badalona dhuna ndaj futbollistëve të rinj franca mundi spanjën 2-1 gjyqtareje futbolli trajneri i bufalà

Sondazh

Poll