Sport

“Red Bull është rritur, duhet të përmirësohemi”, Leclerc paralajmëron Ferrarin

25 Prill 2022, 04:48 Nga DOSJA

ITALI – Piloti i “kokëkuqes” Charles Leclerc edhe pse kryeson renditjen e pilotëve, nuk ka mundur ta kapërdijë humbjen, që të paktën nuk ishte në pod. Kjo ndoshta edhe për shkak të presionit se garohej në pistën e Imolas, që konsiderohet si shtëpia e Ferrarit.

“Sot nuk garova mirë, derisa gabimi im më kushtoi shtatë pikë, sepse vendi i tretë ishte i yni. Sot është përgjegjësia ime, nuk kërkoj justifikime. Unë po shtyja fort sepse munda ta parakaloja Perez me DRS në fillimin e xhiros tjetër.

Por kërkova shumë nga makina dhe humba kontrollin. Më vjen keq dhe më vjen keq për skuadrën dhe për tifozët që kishin parë tashmë largimin e Sainz.”

Fundjava e parë negative për Leclerc, i cili ende e ruan lidershipin e kampionatit botëror (79 pikë kundrejt 51 të Verstappenit), por “e pistë” në takimin më të shumëpritur.

“Kemi pasur shumë probleme me gomat në krahasim me Red Bull, si me ato të ndërmjetme ashtu edhe me ato të lëmuara, veçanërisht me pjesën e përparme të djathtë, siç ndodhi dje në Sprint. Duhet t’i analizojmë shumë mirë të dhënat dhe të përmirësohemi sepse Red Bull është rritur, duke sjellë përditësime”.  

Nërkohë, drejtori Mattia Binotto bën një pasqyrë të fundjavës së Ferrarit: “Nga ana e Leclerc ka zhgënjim, përtej faktit se sot Max ishte i pathyeshëm. Por ne nuk duhet të dorëzohemi vetëm sepse një garë shkoi keq. Ne duhet të analizojmë të gjitha episodet: fillimi nga ana më e keqe e pistës, fati i keq i Sainz, ndalimi i ngadaltë i Leclercut në “pit-stop”. E rregullojmë por nuk e bëmë, gjithsesi duhet ta ruajmë buzëqeshjen”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carlos sainz dhe charles leclerc ferrarin e charles leclerc skuderia e ferrarit carlos sainz dhe charles leclerc ferrarin e charles leclerc skuderia e ferrarit

Sondazh

Poll