Sport

Barcelonës nuk i bëjnë punë 101 minuta, Vallecano trondit katalanasit në ‘Camp Nou’

24 Prill 2022, 21:15 Nga DOSJA
Barcelonës nuk i bëjnë punë 101 minuta, Vallecano trondit

SPANJË- Tjetër ndeshje në shtëpi, tjetër humbje për Barcelonën. Katalanasit u mposhtën në ‘Camp Nou’ nga Rayo Vallecano në takimin e zhvilluar për javën e 33-të të La Liga-s me shifrat 1-0. Miqtë do të shënonin vetëm në minutën e 7′ me golin e Alvaro Garcias.

Në të 43-tën, Barcelona do të shënonte me Ferran Torres, por sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje. Barcelona më pas tentoi që të merrte së paku 1 pikë nga ky takim nga 11 minuta lojë shtesë, por Vallecano u mbrojt mirë. Pas javës së 33-të, Barcelona vazhdon në vendin e dytë me 63 pikë, aq sa ka edhe Sevilla që renditet në vendin e tretë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona rayo vallecano barcelona rayo vallecano

Sondazh

Poll