Sport

PSG po dizenjon një fanelë për titullin e 10-të, së shpejti në treg

25 Prill 2022, 03:56 Nga DOSJA
PSG po dizenjon një fanelë për titullin e 10-të, së

FRANCE – PSG po planifikon të tregtojë deri në fund të sezonit një fanelë të veçantë, për të festuar marrjen e titullit të 10-të të kampionit të Francës, duke barazuar Saint-Etienne, i vetmi klub që ka fituar po kaq shumë.

Në këtë fanelë, datën e të së cilës ende nuk e dimë se kur do të dale në treg, do të shfaqet një yll i artë, disa degë, të cilat formojnë një vizatim të Kullës Eifel, me numrin 10 midis këmbëve të “Zonjës së Hekurt”.

Ylli i parë është arritur në mbrëmjen e së shtunës në “Parc des Princes” pas barazimit të PSG-së kundër Lens (1-1).

Megjithatë, nuk do të ketë asnjë yll për 10 titujt mbi logon në fanellat e sezonit të ardhshëm. Klubi synon të vendosë një të tillë në stemën e Ligës, të vendosur në mëngën e djathtë, siç njoftohet nga “L’Équipe”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport disa tifozë të psg-së. drejtimin teknik të psg-së duke folur keq për psg-në disa tifozë të psg-së. drejtimin teknik të psg-së duke folur keq për psg-në

Sondazh

Poll