Sport

Chelsea drejt shpërbërjes, Tuchel konfirmon largimin e Rüdiger në fund të sezonit

25 Prill 2022, 03:51 Nga DOSJA

ANGLI – Projekti i transferimeve premton të jetë i vështirë për Chelsean. Trajneri i “bluve”, Thomas Tuchel, në një konferencë për shtyp pas fitores ndaj West Hamit (1-0), njoftoi largimin e mbrojtësit të tij Antonio Rüdiger në fund të sezonit.

Lojtari i kombëtares gjermane (29 vjeç, 50 ndeshje, 2 gola), kontrata e të cilit do të përfundojë në fund të sezonit, është veçanërisht në vëmendjen e Real Madridit.

Situata është se ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më tha për këtë privatisht”,– tregon trajneri londinez, i cili gjithashtu shpërtheu edhe ndaj sanksioneve që goditën Chelsean:

“Ne dhamë gjithçka, unë dhe klubi, por nuk mundëm. Pa sanksione, ne të paktën mund të vazhdonim të luftonim, por duart tona janë të lidhura”. 

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea dhe trajneri tuchel gjermani thomas tuchel trajneri tuchel chelsea dhe trajneri tuchel gjermani thomas tuchel trajneri tuchel

Sondazh

Poll