Sport

Një gabim i mbrojtësit kushton shtrenjtë, Milan përmbys Lazion në 92′ dhe vazhdon kryesimin

24 Prill 2022, 20:58 Nga DOSJA
Një gabim i mbrojtësit kushton shtrenjtë, Milan përmbys

ITALI- Inter fiton, po ashtu edhe Milan. Pas suksesit të zikaltërve ndaj Romës, në javën e 34-të të Serie A, skuadra e Piolit mposht Lazion me shifrat 2-1 dhe mban vendin e parë (+2 pikë) më shumë se Inter, që pret ndeshjen e së mërkurës përballë Bologna-s.

Në Olimpico në pjesën e parë bardhekaltërit zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 4′, ndërsa në pjesën e dytë Milan mori kontrollin e lojës. Giroud do të shënonte në minutën e 50′, ndërsa kur sfida po shkonte drejt përfundimit, një gabim i Marusic bën që Rebic të pasojë për Ibrahimovic, ndërsa suedezi asiston për Tonalin që në minutën e 92′ mposht Strakoshën.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio milan lazio milan

Sondazh

Poll