Sport

Dinamo vetëvritet me ‘para në dorë’, Teuta i jep ‘shkelmin’ e fundit për Superioren

24 Prill 2022, 16:51 Nga DOSJA
Dinamo vetëvritet me ‘para në dorë’, Teuta i jep

ELBASAN- Dinamo, skuadra e ndërtuar me miliona euro tani mund t’i thotë lamtumirë Kategorisë Superiore. Vetëm matematika e mban në lojë ekipin kryeqytetas, por mbijetesa është shumë larg. Në takimin e javës së 30-të të Kategorisë Superiore skuadra dinamovite mundet nga Teuta me shifrat 0-1.

Sfida nisi me një ritëm të ulët, ku të dyja skuadrat kërkuan të mbroheshin, por në fundin e pjesës së parë, lojtarët e Dinamos që pretenduan për një penallti, por gjyqtari nuk akordoi asgjë.

Në pjesën e dytë, një gabim fatal i portierit Simoni, solli golin e Teutës me Rubin Hebaj, i cili rezultoi dhe goli i vetëm i sfidës.Për t’i bërë gjërat dhe më keq për “Nëndetësen”, ishte Mija i cili shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në minutat e fundit, për t’i lënë blutë me 10 lojtarë.Kështu Dinamo vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 23 pikë, ndërsa Teuta vendin e tetë me 33 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo dinamo

Sondazh

Poll