Bota

‘Jemi më të fuqishëm se ai’/ Trump: Putin përdor fjalën bërthamore, unë s’do ia lejoja

24 Prill 2022, 12:54 Nga DOSJA
‘Jemi më të fuqishëm se ai’/ Trump: Putin përdor

SHBA– Donald Trump ka zbuluar se si do të sillej me Vladimir Putin, nëse do të ishte në vendin e presidentit të SHBA-së. Ish-presidenti, i tha Piers Morgan në intervistën në TalkTV se ai do t’i drejtohej Putin ndryshe nga çfarë iu është drejtuar deri më tani Biden, shkruan The Sun.

Trump beson se Putin ka përdorur kërcënime bërthamore gjatë luftës në Ukrainë për të frikësuar kombet e tjera, duke e bërë udhëheqësin rus të mendojë se askush nuk do ta sulmojë atë.

‘Putin mendon se të gjithë janë “budallenj dhe kanë frikë të flasin për këtë, kështu që ai vazhdon të kërcënojë me armë shkatërruese‘- tha Trump.

Nëse ai do të ishte ende President, Donald Trump tha se do të kishte një strategji krejtësisht të ndryshme nga Joe Biden. Trump këmbënguli se do t’i thoshte Putinit “do të kemi probleme” nëse ai vazhdon të kërcënojë me fjalën “bërthamore”.

Duke folur për Morgan, Trump tha: “Putini përdor fjalën “N”. Unë e quaj “fjala N, fjalën bërthamore. Do i thoja JO, ju nuk duhet ta bëni këtë. Ai e përdor atë në baza ditore. Dhe të gjithë janë kaq të frikësuar. Dhe ndërsa ata kanë frikë, ai e përdor atë gjithnjë e më shumë. Kjo është arsyeja pse ai po bën ato gjëra që po bën tani. Ai po i bën sepse mendon se “askush nuk do të na sulmojë kurrë, sepse ata janë të gjithë budallenj dhe kanë frikë të flasin”.

Ish-Presidenti shtoi: “Në vend që Biden të thotë: “Oh, ai ka armë bërthamore”, ai vazhdon të thotë “ai ka armë bërthamore. Ne [SHBA] kemi armë më të mira, ne kemi fuqinë më të madhe nëndetëse në histori.”

Dhe kur Piers pyeti se çfarë do të thoshte dhe do të bënte, Trump tha: “Unë do i thoja, ne kemi shumë më tepër se ju. Jemi më të fuqishëm se ju. Do të kemi probleme bashkë. Nuk mund ta përdorni më kurrë atë fjalën, bërthamore. Nëse e bëni, ne do të kemi probleme.”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump putin donald trump putin

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 11:07

Zhduket varka turistike në Japoni, 10 të vdekur

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur pas zhdukjes së një barke turistësh në ishullin Hokaido të Japonisë, ka thënë Garda Bregdetare e këtij shteti. Sipas saj, ekipet...

Bota 24 Prill 2022, 11:03

Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të Ukrainës më 23 prill. Sipas tyre, dy raketa kanë goditur një ndërtes...