Bota

Zhduket varka turistike në Japoni, 10 të vdekur

24 Prill 2022, 11:07 Nga DOSJA
Zhduket varka turistike në Japoni, 10 të vdekur

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur pas zhdukjes së një barke turistësh në ishullin Hokaido të Japonisë, ka thënë Garda Bregdetare e këtij shteti. Sipas saj, ekipet janë në kërkim të 16 njerëzve tjerë që kanë qenë në bordin e barkës Kazu 1.

Barka besohet se është nisur në një udhëtim tre-orësh në Gadishullin Shiretoko. Ajo zonë është e mbrojtur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) dhe vizitat me barka janë të shpeshta pasi aty mund të shihen shumë gjallesa ujore.

Në kuadër të përpjekjeve për shpëtim janë angazhuar helikopterë, anije patrulluese dhe zhytës. Në mesin e pjesëtarëve të bordit kanë qenë edhe dy fëmijë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hokaido ne japoni unesco hokaido ne japoni unesco

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 11:03

Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të Ukrainës më 23 prill. Sipas tyre, dy raketa kanë goditur një ndërtes...