Bota

Pashkët Ortodokse/ Papa Françesku: Të ndalet lufta, është përkeqësuar, ndaloni sulmet

24 Prill 2022, 12:43 Nga DOSJA
Pashkët Ortodokse/ Papa Françesku: Të ndalet lufta,

VATIKAN– Papa Françesku ka ripërsëritur edhe një herë thirrjen për fundin e luftës në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij për Pashkët Ortodokse, Papa bëri thirrje për armëpushim. Teksa flamuri i Ukrainës fluturoi mes besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Itali, Papa tha se luftimet që shpërthyen dy muaj më parë më 24 shkurt, duhet të marrin fund.

“ Të ndalet lufta, është përkeqësuar. Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët dëgjojmë më shumë zhurmën vrastare të armëve sesa atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen… Rinovoj thirrjen për një armëpushim të Pashkëve, shenjën më të vogël të prekshme të gatishmërisë për paqe. Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi papa françesku lufta ukraine-rusi papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 11:07

Zhduket varka turistike në Japoni, 10 të vdekur

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur pas zhdukjes së një barke turistësh në ishullin Hokaido të Japonisë, ka thënë Garda Bregdetare e këtij shteti. Sipas saj, ekipet...

Bota 24 Prill 2022, 11:03

Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të Ukrainës më 23 prill. Sipas tyre, dy raketa kanë goditur një ndërtes...