Bota

Zgjedhjet në Francë, VOA: Fitorja e Macron do ketë ndikim në Europë, ndalon luftën

24 Prill 2022, 11:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Francë, VOA: Fitorja e Macron do ketë ndikim në

Franca po voton të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në një garë mes presidentit aktual, Emmanuel Macron dhe politikanes së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Zoti Macron është në pozicion të mirë për t’i rizgjedhur për një mandat të dytë pesë-vjeçar, megjithatë epërsia e tij ndaj zonjës Le Pen, varet nga një pasiguri e madhe: votuesit që mund të vendosin të qëndrojnë në shtëpi.

Një fitore e zotit Macron, e cila mund të ketë ndikim të gjerë për drejtimin e ardhshëm të Evropës dhe përpjekjet perëndimore për të ndalur luftën në Ukrainë, do ta bënte atë presidentin e parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

Të gjitha anketat e ditëve të fundit flasin për një fitore të centristit 44 vjeçar pro-evropian, megjithatë diferenca ndaj rivales së tij nacionaliste 53-vjeçare ndyrhson në varësi të anketave. Ato parashikojnë gjithashtu një numër ndoshta rekord të lartë të njerëzve që ose do të hedhin një votë të pavlefshme ose nuk do të votojnë fare.

Të dy kandidatët po përpiqen të sigurojnë 7.7 milionë votat e një kandidati të majtë, që humbi në raundin e parë. Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit të së dielës dhe mbyllen në orën 19:00. në shumicën e vendeve, përveç qyteteve të mëdha, që kanë zgjedhur t’i mbajnë vendvotimet e hapura deri në orën 20:00.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 11:07

Zhduket varka turistike në Japoni, 10 të vdekur

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur pas zhdukjes së një barke turistësh në ishullin Hokaido të Japonisë, ka thënë Garda Bregdetare e këtij shteti. Sipas saj, ekipet...

Bota 24 Prill 2022, 11:03

Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të Ukrainës më 23 prill. Sipas tyre, dy raketa kanë goditur një ndërtes...