Bota

Sulmoi priftin dhe murgeshën në kishë! Autori: Doja të vrisja Macron

24 Prill 2022, 12:17 Nga DOSJA
Sulmoi priftin dhe murgeshën në kishë! Autori: Doja të

FRANCË– I riu i cili sulmoi ditën e sotme priftin dhe murgeshën në Francë, ka deklaruar se kishte si synim presidentin aktual, Emanuel Macron. Mediat raportojnë se francezi vuant nga çrregullimi bipolar. 

Sulmi u njoftua nga ministri i Brendshëm i vendit, në një postim në Twitter. “Një sulm u krye sot në mëngjes në një kishë në Nice. Prifti ka mbetur i plagosur, nuk është në rrezik për jetën. Solidaritet me famullitë dhe falenderime për forcat e rendit, të cilët arrestuan me shpejtësi autorin. “ Policia është në vend”, ka shkruar Geral Darmanen.

Autori i sulmit quhet Kevin, ai ka lindur në vitin 1991 në Fresous (Franca jugore), shtetas francez dhe jeton në Nice. Ai nuk është i njohur për autoritetet, sipas një burimi policor. Sipas kryetarit të bashkisë së Nicës, ai e kishte blerë thikën disa ditë më parë.

“Ai padyshim vuan nga çrregullimi bipolar” dhe veprimi i tij “nuk është apriori terrorist”. “Ai spontanisht i tha policisë se ishte i besimit hebre dhe se në ditën e zgjedhjeve donte të vriste Macron dhe përfundimisht u kthye kundër një kishe”, tha i njëjti burim policor.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota france macron plagoset prifti sulm ne france france macron plagoset prifti sulm ne france

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 11:07

Zhduket varka turistike në Japoni, 10 të vdekur

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur pas zhdukjes së një barke turistësh në ishullin Hokaido të Japonisë, ka thënë Garda Bregdetare e këtij shteti. Sipas saj, ekipet...

Bota 24 Prill 2022, 11:03

Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të Ukrainës më 23 prill. Sipas tyre, dy raketa kanë goditur një ndërtes...