Bota

VIDEO prekëse! Fëmijët e bllokuar në Azovstal: Duam të shohim dritën e diellit

24 Prill 2022, 12:06 Nga DOSJA
VIDEO prekëse! Fëmijët e bllokuar në Azovstal: Duam të

UKRAINË– Fabrika e çelikut Azofstal në Mariupol është bastioni i fundit i portit kryesor të Ukrainës që ende nuk është pushtuar nga forcat ruse. Të paktën 2,000 civilë janë brenda të bllokuar.

Një video e publikuar nga Guardian,  tregon fëmijët e vegjël dhe nënat e tyre brenda fabrikës duke thënë se “po u mbarojnë forcat” dhe se ata duhet urgjentisht të evakuohen në tokë të sigurt. Sipas mediave britanike, video është regjistruar të enjten.

Gratë shprehen se 15 fëmijë jetojnë në tunele poshtë fabrikës, ndërsa moshat e tyre variojnë nga foshnjat tek adoleshentët.

Në video shfaqen disa fëmijë, të rrethuar me rroba dhe shtretër të improvizuar. Një djalë thotë se dëshiron dëshpërimisht të shohë përsëri dritën e diellit dhe të marrë ajër të pastër jashtë pas disa javësh jete në strehimore nëntokësore. Një grua, nga ana tjetër, thotë se ka kaluar 50 ditë në bodrum.

LAJMI KRYESOR: 60 ditë luftë! Blinken sot në Kiev, Zelenskyy: Nëse vriten ushtarët ndërpresim bisedimet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 11:07

Zhduket varka turistike në Japoni, 10 të vdekur

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur pas zhdukjes së një barke turistësh në ishullin Hokaido të Japonisë, ka thënë Garda Bregdetare e këtij shteti. Sipas saj, ekipet...

Bota 24 Prill 2022, 11:03

Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të Ukrainës më 23 prill. Sipas tyre, dy raketa kanë goditur një ndërtes...