Bota

Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

24 Prill 2022, 11:03 Nga DOSJA
Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të Ukrainës më 23 prill. Sipas tyre, dy raketa kanë goditur një ndërtesë ushtarake në qytet si dhe dy ndërtesa banimi. Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme në Ukrainë, ka thënë në llogarinë e tij në Telegram se një ndërtesë shumëkatëshe është goditur dhe po digjet. Ai ka cituar raportimet, pa përmendur diçka specifike, se tre njerëz janë vrarë.

Këto raportime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Këto deklarata vijnë pasi një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska planifikon të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit dhe të pjesës jugore të Ukrainës. Komandanti në detyrë i Qarkut Qendror ushtarak të Rusisë, Rustam Minnekayev, është cituar të ketë thënë sipas mediave shtetërore më 22 prill, se kontrolli i plotë i jugut të Ukrainës është qëllim strategjik për të mundësuar qasjen në rajonin pro-rus të Moldavisë, Transdniestër.

“Kontrollimi i jugut të Ukrainës është një tjetër rrugë për në Transdniestër”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo gjë do t’i mundësonte ushtrisë “të ndikonte në pjesë të rëndësishme të ekonomisë ukrainase”. Në mënyrë që Moska të ketë qasje në Transdniestër, ushtria ruse duhet të fitojë kontrollin e qyteteve Odesa dhe Mikollaiv.

Komentet e Minnekayevit përbëjnë përshkrimin më të detajuar të qëllimeve të Rusisë në fazën e dytë të pushtimit të Ukrainës dhe janë përmendur nga Kievi si shenjë se Kremlini ka gënjyer në deklaratat fillestare kur ka thënë se Moska nuk ka ambicie territoriale. Kievi ka përmendur po ashtu se rajoni Transdniestër mund të përdoret për të organizuar operacionet ruse kundër Ukrainës dhe Moldavisë, e cila ndan kufirin me shtetin anëtar të NATO-s, Rumaninë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anton gerashchenko lufta ukraine-rusi anton gerashchenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2022, 09:37

Pas Covidit “shpërthen” Ebola në Kongo

KONGO- Ministria e Shëndetësisë së Kongos, ka njoftuar se është zbuluar një rast me virusin ‘Embola’. Bëhet fjalë për një studente 31-vjeçare, e cila u i...